Sara Hoxha dhe Ledri Vula prej muajsh nuk janë parë më bashkë, si në rrjetet sociale ashtu edhe në daljet publike.
Kjo situatë ka nxitur dyshime për ndarje, madje burime të ndryshme edhe e kanë konfirmuar se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
E teksa të gjithë prisnin se ndoshta ky Shën Valentin do ta gjente çiftin bashkë, dicka e tillë nuk ka ndodhur.
Ledri Vula ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij një moment nga aktiviteti i tij i ditës – duke bërë ski. Fotografia, e postuar në Instagram Story, nuk ka asnjë përmendje ose aludim për festën e dashurisë, por vetëm tregon një ditë tipike të aktivitetit fizik.
Nga ana tjetër, Sara Hoxha ka publikuar një video ku shihet duke konsumuar ushqim dhe krahas shkruan: “Shën Valentin sot nëse se keni marrë vesh akoma”.
Çifti, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre dhe bashkëpunimin në projekte të ndryshme, nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me statusin e marrëdhënies së tyre.