Sara Gjordeni ka treguar sot më shumë për ndarjen nga Endrik Beba, këngëtarin e “Urban Band”,
me të cilin ka pasur një histori dashurie vite më parë, ndërsa sot janë të dy banorë të “Big Brother VIP”.
Kështu, teksa shihte Endrikun që qëndronte me Bardhin, reprin me të cilin ka nisur një romancë në reality show,
Sara tha se është ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme vetëm disa muaj pas fejesës.
Sipas Sarës dyshja nuk kanë qenë vetëm të lidhur, por edhe të fejuar.
Në një bisedë me Albi Nakon, Sara u shpreh:
Sara: Sa e çuditshme është që po shoh ex-in tim me Bardhin duke folur, bababa…
Albi: Ka qenë ex-i yt? Ça thua ti?
Sara: Kam qenë e fejuar, ai është zhgënjimi im i parë si femër. 19 vjeçe kam qenë
Albi: Dëgjova diçka kur hyri, nuk e di…
Sara: Disa muaj ka qenë, gati një vit. Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Ehuu. Por jam ndarë në mënyrë më të keqe të mundshme dhe prapë kur erdhi kur erdhi i thash dje hajde flasim. E dija që nuk do vije i thashë për shkak të situatës së Bardhit, po të marr unë thashë të çlirojmë atë tensionin. Se këtu ka lojëra që do rrish ngjitur dhe për të mos u bërë ajo situata e sikletshme. E vlerësoj tha. Megjithatë i thash uroj mos të jesh më njeri që ke qenë.”