Prokuroria e Pukës ka arritur në përfundimin se eshtrat e gjetura në makinën e djegur në Gjegjan të Pukës nga Davide Pecorelli janë mbetje kockore njerëzore.
Konkluzioni është paraqitur në akt ekspertimin mjeko-ligjor Nr. 19, të nisur më datë 26.01.2021.
Në të thuhet se mbetjet kockore u gjetën në afërsi të sediljes së shoferit dhe konkretisht tek vendi i mbështetjes së këmbëve, në dyshemenë e automjetit.
Eshtrat e përdorura për të inskenuar vrasjen i përkisnin një personi që ka humbur jetën midis moshës 40 dhe 50 vjeçare, por për shkak të dëmtimit nuk mund të përcaktohet gjatësia e shtatit dhe gjinia, enigmë mbeten dhe shkaqet nga se e ka humbur jetën.
Gjithçka duket se është bërë që shtetasi Italian të drejtonte hetimet e policisë shqiptare drejt një piste vrasje. Kjo pasi ai ka qenë në dijeni se në qese kishte mbetje kockore dhe se i kishte vendosur në mjetin që kishte marrë me qira.
Pasi i vuri flakën ai u zhduk pa gjurmë duke u kapur pas rreth dy vitesh në Itali. Të dhënat ai i ka dëshmuar edhe në prokurorinë e vendit të tij.
Davide Pecorelli: “Me datë 6 janar rreth orës 10 pasi u largova nga hoteli në Pukë dhe mora me vete edhe mostrat e bojës së flokëve që tua propozoja bizneseve dhe duke lënë të gjitha sendet e tjera në dhomën e hotelit Shkova në zonën e Repsit në një rrugë tatëpjetë dhe rreth orës 17:00 vendosëm makinën Skoda buzë luginës dhe mora dy shishe benzinë dhe ia derdha makinës dhe më pas lashë edhe një qese të vogël, në zonën e sedilës së shoferit që ishin kocka njerëzish. Gjithashtu hoqa edhe orën “Jaguar” nga dora dhe e vendosa ne sedilen e shoferit dhe vendosa edhe telefonin tim “Iphone” në sedilen e pasagjerit dhe më pas i vura zjarrin makinës Fabia-Skoda dhe më pas u përpoqëm që ta shtynim makinën në shkëmbë që të simulonim një aksident rrugor”.
Prokuroria thotë së Italiani Davidë Pecorelli me veprimet e tij për të stimuluar vdekjen në zonën e Pukës ka konsumuar 5 vepra penale.
E para ka të bëjë me Mashtrimin, dhunimin e varreve, shkatërrimi i pronës me zjarr, veprime që pengojën zbulimin e të vërtetës si dhe kali mi pa ligjshëm i kufirit.
Për këto vepra penale prokuroria në bashkim dënimesh kërkon 12 vitë burg.