Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare profesori dhe albanologu i shquar arbëresh, Ignazio Parrino. Ai lindi në Palazzo Adriano më 3 shkurt 1938 në një familje arbëreshe. Pasi kreu studimet në Romë u kthye në Horën e Arbëreshvet (Piana degli Albanesi), në Sicili.
Ignazio Parrino shkroi disa vepra për Shqipërinë ku më e njohura dhe më e rëndësishme është “Acta Albaniae Vaticana”. Gjithashtu ai ishte autor i veprës në italisht “I Capitoli delle Colonie Greco-Albanesi di Sicilia”. Po ashtu ai ka përkthyer dhe botuar në italisht veprën e të madhit Gjergj Fishta, “Lahuta e Malësisë”. Mes të tjerash
Parrino ka bashkëpunuar shumë ngushtë me emra të rëndësishëm në studimet e albanologjisë si P.Valentino, Ernest Koliqi etj.