Një ngjarje e rëndë pikëlloi familjen e motrave Ingrit dhe Inis Gjoni në 25 dhjetor 2023.
Motra më e madhe e familjes, Ilda Gjoni, ndërroi jetë në moshë të re pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Lajmin e bëri me dije e bija, aktorja Ana Lika. Pas humbjes së Ilda Gjonit fshihet një skandal dhe aktivitet keiminal, i cilu ka marrë edhe jetë të tjera.
Prapaskena mëson se Ilda Gjoni është ‘kuruar’ për muaj me radhë nga një i ashtuquajtur mjek popullor, Rruzhdi Metali, një sharlatan dhe mashtrues me damkë, të cilin e promovon gazetari Arian Çani, siç ka bërë për vite me radhë duke promovuar llumin e shoqërisë shqiptare, një investim ky i dyshuar i shërbimeve greke kundër Shqipërisë.
Sipas burimeve, mashtruesi më popullor për momentin në trojet shqiptare, doktor Adhamudhi Rruzhdi Metali kishte marrë përsipër shërimin e Ilda Gjonit, duke i zhvatur paratë.
Metani po e ‘shëronte’ pacienten me vajguri, baltë, karota, ujë dhe marifete të tjera, pa asnjë bazë shkencore dhe në mënyrë kriminale.
Nga ana tjetër, shumë njerëz, pavarësisht nivelit arsyetues dhe informacionit, kur jeta e tyre vihet në rrezik, nga halli që i ka zënë, janë të prirur t’i besojnë besojnë kujtdo.
Shëndeti i Ilda Gjonit ka ardhur duke u përkeqësuar. Edhe pse të afërmit e saj kanë këmbëngulur që të tërhiqej, sharlatani Ruzhdi Metali i ka bindur se do ta shëronte, duke u zhvatur paratë.
A do të jetonte sot Ilda Gjoni nëse nuk do të kishte rënë pre e mashtrimit të Doktor Adhamudhit, këtë mund ta përcaktojë vetëm një hetim serioz dhe shkencor.
Por, të paktën edhe dy pacientë të tjerë që ndoqën këshillat e Metalit, kanë ndërruar jetë për disa javë. Metani është denoncuar publikisht nga të afërmit e pacientëve që kanë ndërruar jetë.
Numri mund të jetë edhe më i madh. Megjithatë, organet ligjzbatuese jo vetëm nuk kanë vepruar, por Ruzhdi Metani vijon të promovohet në televizione kombëtare si doktor që bën mrekulli dhe që shëron çdo sëmundje, para të cilave shkenca mjekësore është dorëzuar.
Kush është Ruzhdi Metali?
Për disa vite, Metali kishte si ‘klinikë’ një mejhane në ish Bllok, ku mashtron njerëz në hall dhe në rrezik për jetën, duke u shitur baltë dhe disa pika uji për 1 500 euro.
Pasi u demaskua nga një emision investigativ, Metali u zhduk për ca kohë, duke u shfaqur më vonë në një mejhane tjetër pranë TEG.
Ky është vendi ky Rruzhdiu pret dhe zhvat viktimat e tij të mashtrimit. Krahas ndryshimit të vendit të mashtrimit, lënies dhe lyerjes së mjekrës, Ruzhdi Metali ka shtuar edhe ‘kura’ të reja.
Një nga ‘kurat’ e shpikura nga Ruzhdi Metali dhe që e shet deri në 1.5 mijë euro, është urina e vetë pacientit.
Po, po, urina e paciantit. Pacienti bën urinën, e pi sipas këshillës së ‘doktorit’ në një orar të caktuar dhe kur hëna të jetë e plotë, dhei jep Ruzhdiut deri në 1.5 mijē euro.
Marifet më të lehtë për të mbushur xhepat vështirë të gjesh në planet.
Maskimi dhe dalja te Çani
Muajt e fundit ka nisur të maskohet si doktor, me mjekër të lyer, kapele dhe rroba firmato, ndërsa shfaqet në një emision televiziv duke pretenduar se shëron çdo sëmundje, duke nisur nga sëmundjet e pashërueshme deri më sot për mjekësinë moderne, sëmundjet e rralla deri tek të zakonshmet.
Rruzhdi Metali mashtron njerëz, kryesisht shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke pretenduar se shëron kancerin me disa pika uji, vajguri, shenja horoskopi, truke, magji, baltë në kokë, energjie që posedon dhe tashmë edhe me urinë.
Thotë se përlan deri në 100 mijë euro, por pikat e ujit i shet duke nisur nga 1 500 euro.
Vite më parë, Rruzhdi Metali u denoncuar nga disa familjarë, pasi të afërmit e tyre kishin ndërruar jetë pasi kishin shkuar të shëroheshin tek Rruzhdiu.
Në atë kohë, doktor Adhamudhi shfaqej në një lokal në ish Bllok, ku takonte njerëz, duke u marrë miliona euro për t’i ‘shëruar’ me magjitë e tij.
Produktet i porosit online, të cilat më pas ua shet viktimave të tij të mashtrimet me çmime të çmendura. Nëse një produkt e blen online me 7-8 euro, doktor Adhamudhi e shet deri në 2 mijë euro gjoja si ilaç çudibërës.
Nga halli që i ka zënë të sëmurët i japin paratë me shpresë se do shërohen. Por rruga e mashtrimit është gjithnjë e shkurtër.
Pas disa denoncimime, doktor Adhamudhi u fsheh për gati 6 vite.
Befas muajt e fundit, në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit, ka nisur të shfaqet një personazh, i cili pretendon se shëron mbi 90 sëmundje, duke nisur nga më të rëndat.
Personazhi shfaqet i kuruar, me mjekër të lyer me bojë, me paruke, me kapele dhe rroba të shtrenjta, ku flet me bindje dhe kompetencë.
Vetëm një sy i mbrehtë e bën dallimin dhe e kupton se ky personazh është pikërisht mashtruesi Ruzhdi Metali, por me një pamje të ndryshuar.
Metani ka ndryshuar edhe qendrën e zhvatjes dhe mashtrimit me pasoja të rënda, nga ish Blloku në një zonë pranë TEG.
Është totalisht ilegal, ku qarkullon miliona euro i paregjistruar, pa licencë, pa paguar taksa, pa bërë deklarime etj.
Paratë e përfituara përmes mashtrimit i ka investuar në pasuri të paluajtshme.
Ka dyshime të forta se një pjesë të parave produkt i mashtrimit, Rruzhdi Metani i andan me Arian Çanin, i cili i ka dhënë hapësirë në emisionin e tij.