Kënga e re e Xhensila Myrtezait besohet se e ka një dedikim. Dhe i dedikohet çifteve që ndahen. Këngëtarja pas divorcit të shumëpërfolur me aktorin e humorit, Bes Kallaku, ka shkruar krahas publikimit të këngës për realizimin e së cilës e ka ndihmuar Pirro Çako, edhe një mesazh.
“Për të gjithë të dashuruarit, për gjithë të zhgënjyerit, për të gjithë ata që ëndërrojnë, dhe vazhdojnë të duan edhe pse helmohen.”
Duket se këngëtarja po e përjeton më keq divorcin, ndërkohë që ka hequr fotot me Besin nga rrjetet sociale si dhe i ka bërë atij “unfollow”.
Krisja e madhe mësohet se ndodhi pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë të çiftit gjatë festave të fundvitit.
Çfarë duhet të thoshte me shumë se kaq Xhensila, e cila në refrenin e këngës “Zemër e helmuar” që sapo ka publikuar ka zgjedhur këto vargje.
Për një natë pasioni dhe fiksimi
Rashë në dashuri nga padurimi
E tani mëngjeseve kur zgjohem
Vetëm mua më përket trishtimi.