Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçja sqaroi çështjen e rritjes së pagave. Kryetarja deklaroi se paga është caktuar nga qeveria ndërsa Gjykata sqaroi ka dorëzuar vetëm një propozim që kërkonte të korrigjonte hierarkinë e pagave.
Pyetje: A janë të mjaftueshme 7 milion lekë pagë për gjyqtarin Kushtetues dhe a keni bëri thirrje parlamentit për për të votuar rritjen e pagës?
“Ne si gjyqtarë apo si njerëz shohim lajme dhe konsumojmë lajme e jemi pjesë e onturazhit mediatik. Dua tju shpjegoj dicka. Kur u rritën pagat e gjykatave, Gjykata Kushtetuese i bëri një propozim parlamentit, me disa ndryshime në ligjin tonë organik dhe kërkuam që paga të rishihet. Paga e gjyqtarit kushtetues duhet të jetë paga më e lartë e funksionarit të drejtësisë.
Ne donim të korrigjonim hierarkinë e pagave në sistemin e drejtësisë. Historikisht kanë qenë më të paguarit. E njëjta ndodh në çdo vend të botës, gjyqtari i Gjykatës së Kushtetueses është më i paguari. Italia e ka më të paguar se presidenti.
Qëllimi ishte rivendosja e atij parimi. Ne nuk përcaktuam shumë dhe sa do të jetë rroga jonë por të rishikonte dhe vendoste në vend parimin. Qeveria deshi të korrigjonte. E pa të metë dhe çoi një pr/ligj që nuk është rakorduar me Gjykatën Kushtetuese. Dhe shifrat që i ka nisur.
Për ne është e rëndësishme të mbetet në hierarkinë si gjyqtari më i paguar aty ku e ka vendin.
Shifrat nuk i kemi njohur dhe prodhuar ne. Rroga e gjyqtarit Kushtetues sot është 390 mijë lekë të reja bruto dhe 290 mijë lekë të vjetra neto e krahasueshme shumë afër me Gjyqtarin e shkallës së parë. Pavarësisht se Gjykata e Lartë ka diferencë të vogël”