Ledjona, një nga banoret e “Big Brother Vip 3” ka rrëfyer gjatë një bashkëbisedimi me Dean, vështirësitë e jetës dhe lidhja që ka me vajzën e saj.
Ajo shprehet mes lotësh se i është dashur të bëjë nga 3 deri në 4 punë dhe nuk ka parë vajzën e saj teksa rritet.
“Nuk është e lehtë të vish nga Korça në Tiranë, qiratë në Tiranë janë shumë. Tiranën ti e di sa e vështirë është. Erdha, gjeta punën, kam luftuar me mish dhe shpirt. Në punë gjithmonë më ka ecur. Kurrë nuk kam punuar në një vend, kam punuar në 3 dhe 4 punë që t’ia dal. E di çfarë kam peng në jetë? Që kur nuk e kam gëzuar ta rrit sepse kam qenë gjatë gjithë kohës në terren, në punë. Vajza është rritur tek prindërit, ose tek gjyshërit e tjerë. Nuk jam gëzuar, ta shoh si rritesh. Nuk ndodh kurrë që ajo të thotë diçka e të thotë unë e dua. Më pyet mami e ke marrë rrogën? Nuk e dua, nuk e dua, sa lekë bën?”, u shpreh ajo.