Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Lushnjes ku një 18 vjeçare i dha fund jetës duke pirë fotoksinë. Policia raportoi se shkak për aktin e rëndë që ka ndërmarrë Bruna M. kanë qenë konfliktet vazhdueshme me të fejuarin e saj, 24-vjeçarin me iniciale Entilio Drajçi. Ata i kishin bërë gjërat familjare në janar të këtij viti.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme familjarët e djalit, përkatësisht babai i tij, Anën Drajçi, tha se ditën që ndodhi ngjarja vajza ka qenë në shkollë, por kjo që konfirmohet nga disa, ndërsa mësuesit e mohojnë. Ai tha se 18-vjeçarja ishte tip i mbyllur, ndërsa kanë marrë vesh se ditën që i dh fund jetës ka dalë duke qarë nga shkolla.
“Mendoj se këtu është mbajtur mirë, mund ta dijë edhe familja se si e kemi mbajtur nuk besoj se janë në kundërshtim për këtë. Mendoj që 99% i vjen nga shkolla, të dhënat i kemi deri diku. Ditën që ka qenë në shkollë, mësuesit e mohojnë që ka qenë në shkollë, ndërsa disa thonë që ka qenë. Mund të ketë pasur në shkollë xhelozitë e shoqeve.
Presion nga kjo shpi nuk ka pasur kurrë. Ishte person që nuk shprehej. Ishte tip i mbyllur. Ditën që ka ndodhur më kanë thënë që vajza ka dalë duke qarë nga shkolla. Më pas ka marrë djalin i ka thënë më merr tek shtëpia. Ai e ka sjellë dhe më pas ka dalë për kafe. Më pas i ka shkruajtur për veprimin”, tha ai.