Çim Peka: E mbyllim me këtë konkluzion. Ai personi që te detyroka me frymën e shenjtë, me frymën e kryeministrit të vijnë 17 vendime për 24 orë i ka detyruar?
Arben Ahmetaj: Pyeteni. Siç më pyet mua unë jam i bindur që pas kësaj interviste unë do marr kërcënime të reja, batuta të reja. Po ku di gjë unë , çështje të reja mund të akuzohem për shembull se kam vrarë Kenedin, se kam rrëzuar Kullat Binjake, do stigmatizohem. Njerëzit e mi do rimasakrohen se nuk janë masakruar mjaft. Kjo është për film Netflix. Film në Shqipërinë, e thotë mirë Andi Bushati nuk ja merrte mendja njeriut që pas 30 vitesh do i ktheheshin serish rrezikut për demokracinë, nëpërmjet autokracisë dhe Robespierizmit që udhëtojnë në të njëjtën rrugë dhe flenë në të njëjtën shtrat.
Çim Peka: Më të madha për këtë gjë, të mazhorancës ku ju keni bërë pjesë.
Arben Ahmetaj: Kam përgjegjësitë e mia morale, për naivitetin, besnikërinë, besimin, por unë kam folur me shifra, me fakte. Nuk ka këllqe njeri të pranojë ato që thashë, por një ditë do të ketë shumë që do ti pranojnë.
Çim Peka: Edhe një pyetje të fundit, a është takuar ndonjëherë Arben Ahmetaj me McGonigal.
Arben Ahmetaj: Kurrë. Unë jam i llahtarisur nëse ato janë të vërteta.
Çim Peka: Ato i thonë institucionet amerikane, i ka pranuar në gjyq personi vetë.
Arben Ahmetaj: Jo nuk e kam takuar McGonigal, nuk kam pasur të bëj me të. Nuk e dija, jam habitur, por kjo ka të bëjë me naivitetin tim. Nëse ato janë të vërtetë, kemi të bëjmë me cenimin e 4 shtyllave: Siguri Kombëtare, korrupsion, demokraci, korrupsion i një përfaqësuesi të një institucioni elitë amerikan. Nuk e di nëse janë të vërteta. Nuk kam ditur se ka ekzistuar një McGonigal.
Çim Peka: Ato i di FBI që i ka certifikuar dhe i pandehuri që i ka pranuar.
Arben Ahmetaj: Mbaj mend që të thashë se më pyete, çfarë pret pas kësaj interviste. Të thashë, masakrim, persekutim të plotë. Kam vrarë luanin e ngordhur në kafaz në kopshtin zoologjik.
Çim Peka: Ju do ta vazhdoni këtë betejë.
Arben Ahmetaj: Unë sot familjen e kam të shkatërruar, i kam shkaktuar fatkeqësi nëpërmjet besimit dhe naivitetit tim politik, familjes time aktuale, fëmijëve të mi, Eriolës, ish-gruas time Albinës, vetes time. Kam parë gjithë karrierën time politike që të shkërmoqej nën thundrën e kokës së zezë për 1 vit. Çfarë kam për të humbur unë. Jetën? Okej.
Çim Peka: Z. Ahmetaj, uroj të shihemi sërish. Faleminderit. Kjo ka qenë intervista për sonte, shihemi të hënën. Natën e mirë.