Një nga përshëndetjet muzikore të vendosura për banorët e ‘BBV3’, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ishte një projekt muzikor i Olsi Bylykut, konkurrent i këtij edicioni, këngë në fakt që ai e ka realizuar me ish-të dashurën e tij Egli Tako.
Të gjithë banorët kanë shkuar afër Olsit duke kërcyer nën ritmet e këngës, ndërsa Erjola (brenda profesionit) e ka ngacmuar pak aktorin për të parë sesi reagon ai. Kështu, duke i’u afruar shumë pranë ajo i afroi dorën Olsit që të ndjente parfumin të cilin i’a ka bërë dhuratë vetë Egli, teksa i tha: “Ky parfumi që po hedh ma ka dhënë Egli si aromë”.
Olsi gjithsesi reagoi shumë qetë, duke qeshur, ndërsa i tha thjesht: “Super”.
Më pas ai vazhdoi të këndonte dhe kërcente nën ritmin e këngës së tyre.