Artistja dhe balerina shqiptare Hueyda El Saied humbi jetën rreth dy vite më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Pasdyshim që ikja e saj e parakohëshme la një boshllëk të madh për familjarët dhe artin shqiptar.
Ka qenë Olti Curri i cili ka kujtuar së fundmi artisten duke publikuar një bisedë të tyren.
“Po kërkoja një kontakt në WhatsApp dhe mu shfaq kjo bisedë. Mu shfaqe si atëherë, sikur nuk je larguar kurrë. Sikur kemi pasur shumë punë dhe nuk kemi folur. Disa njerëz nuk harrohen kurrë. Njerëz si ti nuk harrohen kurrë”, ka shkruar gazetari.