Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u takua në Istanbul me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron, transmeton Anadolu.
Në një postim të Ministrisë së Jashtme në platformën “X”, theksohet se Fidan e priti homologun e tij britanik Cameron në përfaqësinë e ministrisë në Istanbul.
Në postimin e paraqitur me fotografi, nuk u dhanë detaje lidhur me brendësinë e takimit.
Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Jashtme britanike, ishte njoftuar se Cameron do të vizitonte Izraelin, Palestinën, Katarin dhe Turqinë në kuadrin e përpjekjeve për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza.