Qeveria po mbështet zhvillimin e sektorit të bujqësisë biologjike në Shqipëri, si alternativa më e mirë për eksporte me vlerë të shtuar.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj solli shembullin e Gjergjit, banor dhe fermer i fshatit Toshkëz, Lushnjë që ka ndërtuar një serrë moderne, ku kultivohen domate me metoda të mbrojtjes biologjike me insekte, pa përdorur pesticide.
Ministrja Denaj bashkë zv.ministrin Dhimo Kote, vizituan nga afër serrën e Gjergjit, që ka zgjedhur të kalojë nga prodhimi bujqësor tradicional, në atë me metoda biologjike, pa përdorur insekte.
“Kjo metodë është një hap i rëndësishëm drejt bujqësisë së qëndrueshme dhe me praktika novatore, e cila rrit cilësinë e produktit, i shton vlerën dhe sjell më shumë përfitim për fermerin”, tha Denaj.
Ministrja theksoi se, Qeveria Shqiptare ka zeruar TVSH-në për importin e insekteve të mira, që përdoren në aplikimin e metodave biologjike, duke ulur kostot për fermerët e duke i mbështetur ata të jenë më konkurrues në tregjet globale.
Kontrolli biologjik është një praktikë inovatore, e besueshme dhe e ardhmja e prodhimeve bujqësore në serra.