Momentet romantike padyshim që nuk mungojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Bardhi dhe Sara mesa duket kanë krijuar një raport mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Kur banorët ishin shtrirë për të fjetur Bardhi ka shkuar t’i japë Sarës puthjen e natës së mirë.
Ik shpejt tani direkt, dëgjohet Sara pasi Bardhi e puth në qafë.
Por nëse vihet re me kujdes është Sara ajo që drejton gishtin nga qafa e saj, pra i bën me shenjë Bardhit për ta puthur.
Nuk dihet ende nëse ka filluar të lindë diçka mes tyre apo Sara po e përdor si ‘karrem’ për t’i shpëtuar eleminimit.