Juristja Brizida Gjikondi ka komentusr paraqitjen e Berishës në SPAK, teksa tha se nuk është e habitshme të shohësh Berishën në këto situata pasi edhe vite më parë, ish-kryeministri është shoqëruar nga forcat e policisë , me urdhër të Ilir Metës.
Ndërkohë, Gjikondi e ka konsideruar të shëmtuar qëndrimin e Berishës para SPAK pasi sipas saj, sulmin e bëri më shumë për të mbrojtur fytyrën dhe pse ka shkelur vendimin e gjykatës.
“Nuk është e vërtetë që Berisha shkon për herë të parë pasi në nëntor të vitit 2000 ka shkuar, i shoqëruar nga forcat e policisë me urdhër të Ilir Metës, pas zgjedhjeve lokale të vitit 2000. Kjo e sotmja ishte e shëmtuar në vazhdën e qasjes që ka Berisha ndaj institucioneve të drejtësisë, i duket vetja i pacënueshëm. Sulmin ndaj SPAK e bëri më shumë për të mbrojtur fytyrën dhe pse ka shkelur vendimin e gjykatës. Sipas vendimit të gjykatës, kur ju vendos arrest shtëpie ju ndalua komunikimi përveçse me familjarët. Ajo që bëri ai para dhe pas hyrjes në SPAK, dukej si pacënueshme, por nga ana tjetër vajti me një këmbë. Vajti pasi herën tjetër që nuk shkoi e kuptoi që ju rëndua situata e hetimit”, tha Gjikondi.