Gazetari i kronikës Artan Hoxha tha se vrasja e mafiozit të njohur irakien, Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema”, është pritur me festime nga rivalët e tij në Suedi por dhe vende të tjera në Lindjen e Mesme.
I ftuar në Euronews Now, Hoxha zbuloi detaje të reja nga “skenari hollivudian i atentatit”, i cili u realizua nga 19-vjeçari shqiptar, Xhuliano Prenga.
Sipas gazetarit, Prenga është me origjinë nga fshati Gjegjan i Pukës dhe është larguar në moshën 8-vjeçare për të jetuar në Suedi me familjen.
I riu mund të jetë rekrutuar nga rivalët e Benzemasë, të cilët kishin vënë 1 mln euro shpërblim për kokën e tij.
Gazetari zbuloi se 19-vjeçari i kërkoi të ëmës t’i jepte para për udhëtuar nga Suedia në Bagdad, për të takuar një shok, por ajo nuk e lejoi. Më pas, organizatorët e vrasjes i kanë prerë vetë biletën dhe e kanë dërguar për të ekzekutuar një nga mafiozët më të mëdhenj në Lindjen e Mesme.
Sipas Hoxhës vrasja e Benzema bëri që të ndërpriteshin të gjitha transmetimet në Irak dhe ngjarja të merrte vëmendjen maksimale.
Ai shtoi se Prenga ishte me pasaportë suedeze, por tatuzhi i Shqiponjës bëri që ai të identifikohej që ishte me origjinë shqiptare.
“Ajo që më bën çudi është fakti se si është e mundur që është fiksuar momenti që ai del nga motori dhe vete bën vrasjen, pasi është momenti pasi bën vrasjen dhe largohet. Është si një skenë filmi. Në momentin e parë janë ndërprerë të gjitha transmetimet dhe është future kjo ngjarje. Kështu jam vënë në dijeni ditën e parë, por m’u duk e pabesueshme që një shqiptar të realizonte një vrasje në Bagdad. Por personi që ma tha e kishte dalluar nga të dhënat që kishte dhën policia, pasi kishte tatuazh një shqiponjë dhe ata dyshuan fillimisht se ky mund të ishte shqiptarë. Vjen nga një zon katolike dhe nuk ka lidhje me besimin mysliman që ka ky grup”, tha Hoxha.
Benzema ishte një nga tre liderët e grupit me 6 mijë anëtarë, “Dhelprat e Kurdistanit”, një grup që kontrollon trafikun e drogës në vendet skandinave, por dhe Lindjen e Mesme.