Ledion Liço është rikthyer përsëri në ekran dhe në njëjtën kohë është bërë edhe mjaft aktiv në llogarinë e tij në Instagram. Disa ditë para nisjes së “BBV3” moderatori riaktivizoi Instagram-in e tij, të cilin e kishte joaktiv dhe pa asnjë postim prej kohësh.
Ai ka filluar të ndajë me ndjekësit copëza nga jeta e tij e përditshme, përpos spektaklit që momentalisht moderon. Në postimin e tij të fundit Ledioni ka publikuar një fotografi me djalin e tij ku shkruan:
Kjo është gjëja që (them) se bëj më mirë.
Ledioni ka folur edhe në intervista të mëparshme se sa i lidhur është me familjen dhe fëmijët e tij. Por përsëri ai pranon se fëmijët janë më të lidhur me Sarën sesa me atë.