Moderatorja Roza Lati ka treguar momentin e debatit të ashpër dhe me tone të larta që pati me një tjetër prej banorëve të shtëpisë, konkretisht me astrologen Meri Shehu.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Roza ka treguar se teksa ka debatuar me Merin, kjo e fundit e ka goditur me shuplakë, si dhe e ka kapur prej mjekrës.
“Moj më ra me shuplakë, më kapi tek mjekra dhe më ra”, i ka treguar Roza banorëve, ndërsa Rikja ka treguar se Meri nuk e ka pohuar një veprim të tillë, dhe se asaj i ka thënë që nuk e ka goditur Rozën.
“Realisht të preku? Ajo më tha jo. Unë të besoj”, u shpreh Rikja.
Roza: Ajo shuplaka motër nuk ishte…
Rikja: Realisht të preku? Ajo më tha jo. Unë të besoj.
Roza: Moj më ra me shuplakë, më kapi tek mjekra dhe më ra. Si mendoni ju tani, dua të di nga ju, duke e njohur, unë i rash vet gruas së huaj, papritur, padashje? Se na çuditët!
Juli: E kupton çfarë bëhet këtu apo jo.
Juli: Është 63, tek pesa, 63 është më i keqi, kur bëhen rëndë.
Roza: Kur unë të debatojë me Julin, ta shtyjë, ta ofendojë dhe Juli në një pikë ekstrem të ma fusi në shuplakë, unë ja kthej dhe faqen tjetër.