Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga burgur dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për tre anëtarë të fisit Rraja në Krujë, që u përfshinë në dhunimin e kushërinjëve Jashar dhe Bilbil Maja.
Bëhet fjalë për Andi Rraja, Ineidi Rraja dhe Eni Kullaj. Ndryshimi i masës së sigurisë për ta, erdhi pas tejkalimit të afateve të hetimit.
Kushërinjtë e fisit Maja u dhunuan në muajin korrik 2023 në një lokal në rrugën Fushë Krujë-Thumanë, nga anëtarët e fisit Rraja të cilët ishin të pajisur me armë zjarri dhe shkoponj bejsbolli. E gjitha ndodhi për shkak të një konflikti që kishin kushërinjtë Maja të cilësive u ishin dëmtuar banesat në fshatin Borizanë nga shpërthimi i guroreve të anëtarëve të fisit Rraja.
Ngjarja e rëndë u komentua për disa muaj në media, dhe solli dorëzimin e mandatit të deputetit Rahman Rraja lidhje fisnore me dhunuesit, dhe shkrirjen e të gjithë zinxhirirt drejtues të komisariatit të Krujës.