Edicioni i trete i “Big Brother Vip” ka pak ditë që ka startuar mirëpo 18 banorët, që iu bashkuan shtëpisë mbrëmjen e së shtunës ka nisur menjëherë debatet me njëri-tjetrin.
Kësaj radhe aktorja e njohur, Egla Ceno është përballur me moderatorin e njohur, Meritonin.
Egla: Kujton se ke përball ndonjë palaco që më kujton mua që je mësuar me mbretëreshë? Eshtë për të më ulur mua? Eshte formulë e gabuar dhe ke zgjedhur njeriun e gabuar për ta përdorur. Ky është problemi yt sepse ti nuk ke zgjuarsinë të ndash njerëzit në këtë rast. Se nuk jam duke të të gjykuar sepse nuk e di si i ke ndarë. Dhe ke paturpësinë dhe paedukatën të mos më përgjigjesh në pyetjen që të bëra dhe kjo më irritoi kaq shumë.
Meritoni: Faleminderit
Egla: Me nder qofsh
Meritoni: A mund të vazhdoj tani?
Egla: Jo, nuk mund të vazhosh. Mund të ikësh andej. Do dhe vizë të ikësh andej, do pasaportë?
Meritoni: A mund të iki
Egla: Do ta mendoj dhe të kthej përgjigjë.
Egla-Gazit: E ke parë mo lal. Nuk mund ta lija unë një djalosh kaq i vogël që të më tallë mua.