Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Klinik të Tetovës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se, njëri prej të plagosurve është dërguar në Shkup dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin.
Gjithashtu mësohet se plagosjes së sotme i ka paraprirë edhe një përleshje fizike mes njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në të shtëna me armë zjarri.
“Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri. Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin”, thonë nga SPB Tetovë.