Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Luiz Ejlli ka postuar disa fotografi gjatë natës së mbrëshme, ku ka shkruar edhe një mesazh për fansat që e komentuan si mendjemadh. Natën e djeshme ai ishte i ftuar special në BBV3, ku përveç prezantimit të këngës së re, ai u fut edhe në rolin e opinionistit. Këngëtari shkruan:
‘Faleminderit të gjithëve për dashamirësinë dhe pritjen e ngrohtë, gjithashtu i kërkoj ndjesë atyre që dukem “mendjemadh” thjesht po them këndvështrimin tim. Tek e fundit, nuk jam opinionist por thjesht një ish banor.’- shkruan Luiz Ejlli.
Gjatë Prime-it të djeshëm Luiz Ejlli ka komentuar se si është të jesh në rolin e opinionistit, duke e krahasuar me edicionin e vjetshëm. Ai tha se Arbri i ka thënë që është një pozicion i vështirë, por këngëtari nga ana tjetër nuk la pa përmendur edhe Zhaklin Lekatarin.
Luiz Ejlli ka shuajtur kuriozitetin e disa prej ndjekësve, përsa i përket shtëpisë së tij të re.
Ai ka publikuar një video të banesës së tij e cila është në ndërtim, teksa thotë se do të zhvendoset bashkë me partneren e tij, Kiarën, pas lindjes së bebit.
Më tej këngëtari ka ironizuar edhe ndjekësit që e vunë në dyshim se ai kishte apo jo një banesë.
Ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2”, Zhaklin Lekatari ka komentuar pas disa kohësh lojën e fituesit të edicionit të dytë të këtij formati, Luizi Ejlli.
Zhaklina është shprehur se nuk ka ndryshuar asnjë mendim që ka pasur për Luizin gjatë lojës së tij në BBV, dhe se nuk është penduar aspak për çfarë ka thënë ndaj tij.
E ftuar në “INSPIRE PodCLASS”, Zhaklina u pyet edhe për faktin që shumë shqiptarë e kanë dashur Luizin dhe a kishte kjo një sekret, ku u përgjigj duke thënë “edhe Hilerin e kanë dashur në një periudhë të gjithë, por ja që vjen një ditë e bukur dhe ne i zbulojmë se kush janë ata në të vërtetë.”
Ndër të tjera, ajo theksoi se nëse kriteri i lojës ishte “të aktroje sa më shumë që ky aktrim i yti të dukej sa më e vërtetë, pra ti të ishe sa më gënjeshtar, ai ka bërë një lojë të mrekullueshme.”
Pjesë nga intervista:
Alketa Vejsiu: Mendon që Luiz Ejlli ishte fituesi i merituar për mënyrën se si e ke parë ti?
Zhaklin Lekatari: Nuk ka ndryshuar asnjë mendim dhe asnjë deklaratë nga ato që kam thënë para disa muajsh, nuk është se jam penduar.
Alketa Vejsiu: Por fakti që të gjithë e deshën këtë djalë a nuk kishte një sekret?
Zhaklin Lekatari: Edhe Hilerin e kanë dashur në një periudhë të gjithë, edhe Pitocetin, edhe autokratët më të mëdhenj në botë që kanë qenë të dashuruar, por ja që vjen një ditë e bukur dhe ne i zbulojmë se kush janë ata në të vërtetë.
Alketa Vejsiu: Nuk mendon që ai djalë është reflektimi i shumë shqiptarëve të zhgënjyer nga jeta që kanë shpresuar në këtë vend dhe në një moment, fati i bën një kthesë dhe i sjell fatin dhe jetën e merituar. Më duket shumë i lumtur dhe i përmbushur ai djalë pas “Big Brother”.
Zhaklin Lekatari: Kjo ndodh vetëm në përralla, kjo nuk është e thënë që të ndodhë gjithmonë në jetën reale. Dhe më trishton shumë se pse ne jemi një shoqëri që besojmë akoma në përralla. Jo të gjithëve u ndodh që një person në një moment të vetëm bëhen heronj.
Alketa Vejsiu: Shqiptarët deshën shumë gjëra tek Luiz Ejlli, a mund të nënvizosh disa gjëra pozitive e ky djalë?
Zhaklin Lekatari: Studimi që ai i bëri “Big Brother”, sepse për të thënë që ai person ka bërë një lojë të mirë ne duhet të përcaktojmë se çfarë është një lojë e mirë. Lojë në këtë “Big Brother” u quajt që ti të aktroje sa më shumë se që ky aktrim i yti të dukej sa më e vërtetë, pra ti të ishe sa më gënjeshtar, nëse kjo ishte kriteri i lojës ai ka bërë një lojë të mrekullueshme.
Çifti më i dashur për publikun momentalisht kanë bërë mbrëmjen e djeshme një rubrikë pyetjesh me fansat, ku ata do t’i përgjigjeshin disave prej tyre. Ata u pyetën rreth emrit të vajzës, planet për shtëpinë e re, marrëdhënien e tyre pas BBV dhe komplikacionet gjatë shtatzanisë. Ja si iu përgjigj dyshja disave prej tyre:
Kiara sa te është rritur numri i këmbës, a po i mbath atletet e Luizit?
“Jo nuk më është rritur, se edhe ajo më duhej.”
Të pyetur në lidhje me emrin që do t’i vendosin vajzës, Kiara thotë se nuk kanë menduar ende diçka përfundimtare.
A keni menduar ndonjë emër për vajzën?
“Jo, në Pinterest rrijmë gjithë ditën dhe prapë nuk kemi gjetur diçka.”
Kur do ju shohim në shtëpi të re?
“Ka dhe pak punë.”
A ka gjasa t’i bjerë të fikët Luizit gjatë procesit të lindjes apo e përballon?
Luizi i përgjigjet me shaka duke i thënë:
Do ta bëjë me operacion. Pse të më bjerë të fikët mua, ajo do të lindë, jo unë.
Po të mundon frymëmarrja në shtatzani?
“Po edhe mua më mundon shumë frymëmarrja, madje kam filluar natën gërhas sipas Luizit.”
Më duket se në Big të ka dashur më shumë Luizi se tani jashtë.
Luizi e merr me sportivitet pyetjen e fansit dhe i përgjigjet kështu:
“Prandaj e lashë shtatzënë ngaqë nuk e dua.”
A jeni zënë ndonjëherë për shkak të xhelozisë?
Jo mes nesh nuk ka zënka. Një fans tjetër pyet nëse Luizi e puth akoma Kiarën çdo mëngjes si në Big Brother.
Fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli vijon të jetë ndër më të ndjekurit në rrjetet sociale.
Videot e tij të shpërndara, në të gjitha platformat kanë kaluar së fundmi 15 miliardë shikime. Kjo tregon se ai është më i preferuari në botën online.
Këtë shifër rekord për një personazh nga Shqipëria, ai e ka ndarë më ndjekësit e tij në Instagram dhe Tik Tok.
Faqet e menaxhuara prej tij në rrjetet sociale, apo edhe ato mediatike, ndërkohë vijojnë të jenë më të klikuarat, ku çdo postim i Luizit merr mijëra like, komente dhe share.