Sot në shtëpinë e Çiljeta Xhilagës dhe Alban Hoxhës ka festë. Djali i tyre i vogël feston 10 vjetorin. Ka qenë Çiljeta e cila ka ndarë një video nga festa e ditëlindjes dhe një urim special për Bekon.
“Edhe 100 i vogli i shtëpisë. Beko daculia”, shkruan këngëtarja.
Kështu duket të jetë edhe historia e lidhjes së dashurisë së Çiljetës dhe Albanit. Këngëtarja Çiljeta Xhilaga në një intervistë në “ZëmeMirën Podcast” ka rrëfyer se si ka reaguar kur partnerja e Alban Hoxhës u nda nga jeta pas lindjes së djalit. Çiljeta tregon se ka lexuar lajmin dhe në atë kohë nuk njihte asnjërin prej tyre.
Por ajo mban mend ndjesinë e saj të pare, pasi histori të tilla bëhen publike për shkak të sesitivitetit që pasqyrojnë.
“Kur ka ndodhur historia e Albanit, mbaj mend që kam lexuar gazetat dhe nuk e njihja fare Albanin. Nuk e kisha haberin kush ishte, se nuk marr vesh fare nga sporti. Isha tek parukeria e mamit. Kam marrë një cigare në dorë dhe kam thënë: “Po dal të pi një cigare për shpirtin e kësaj vajze”,tregon Çiljeta .
Në atë kohë ajo nuk e dinte se djali i saj i vogël Beko kishte ardhur në jetë pikërisht atë ditë.
Xhesika dhe Çiljeta janë “përballur” me njëra-tjetrën, pasi kjo e fundit tha se Xhesika merret me fjalë dhe ndërhynë në çdo debat, bisedë që si takon.
Pas bashkëbisedimeve dy fermeret janë sqaruar me njëra-tjetrën.
“Xhesi qëlloi në bisedën time me të Elsës dhe dëgjoi diçka nga muhabeti jonë. Më vonë kur laj enët më thotë Ditea ke për të diskutuar ndonjë gjë se na tha diçka Xhesi. Më thotë Xhesi po unë dëgjova diçka në tualet dhe nuk më sqaroi asgjë. Nuk doja që biseda ime me Elsën të dilte më tutje. Edhe në atë moment i thashë Xhesit mos u merr me llafe dhe kështu degradoi situata. Mendoja se ishte më e drejtë që xhesi të shkonte t’i thoshte Elsës për ça është mërzitur ose mua, edhe jo t’ua thoshte tjerave se na ka kolege dhe mikesha. Unë besoj tek miqësitë e vërteta sepse më ka ndodhur me Elsën dhe Albanon. Nuk quhet miqësi e vërtetë kur ti 3 orë je mirë dhe qesh edhe 3 orë i thua fjalën e fundit. Këto njëra-tjetrës i kanë thënë edhe fjalën e fundit, ju ia keni thënë se unë nuk gënjej. Kjo nuk më pëlqen”, tha Çiljeta.
“Nuk mendoj se është taksative nëse zihesh njëherë, treherë, apo pesëherë derisa gjërat nuk kanë kaluar në personale apo të jemi sharë. Mua nuk më kanë prekur as në nivel artistik as njerëzor, nuk më kanë prishur imazhin këtu. Çili e thotë vetë që duhet të kemi harmoni dhe unë kam zgjedhur që me njërzit që kam pasur pakënaqësi të ulem dhe të sqarohem. Përsa i përket faktit që merrem me fjale, për fatin tim të mirë unë nuk kam thënë asgjë personale. Doja të dija çfarë ka ndodhur, mendova se kishte të bënte me zarfin e Elsës. Uroj që Elsa të mos preket nga kjo gjë.U lëndova nga fjalët e Çilit, por u sqarova dhe nuk do mbaj mëri me të kurrë”, tha Xhesika.
Teksa qëndronin në verandën e ‘Ferma VIP’, fermerët kanë shijuar bashkëpunimin e Çiljetës dhe Noizy-t “Gangsta Love”.
Nën ritmet e muzikës Çiljeta ka zbuluar disa të pathëna nga ky hit.
Ajo tregoi se ka gati gjysmën e skenarit për të rikthyer “Gangsta Love 2”. Çiljeta zbuloi kështu se ndoshta së shpejti do i kthehet muzikës dhe një nga bashkëpunimet e saj të afërta mund të jetë me Noizy-n.
“Duhet të bëj dhe dyshin. E kam gjysmën e skenarit gati, të shkruar që para tetë vitesh, që kur ishte Fernando 2-3 vjeç.”
Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga e cila mbrëmjen e së premtes (22 mars) u bë pjesë e “Ferma Vip”, ka bërë një rrëfim të trishtë.
Teksa ka qenë duke biseduar me këngëtaren tjetër, Elsa Lilën ajo ka treguar mami i saj vuan nga kanceri dhe aktualisht po ndjek seancat e kimioterapisë.
Çili shton se këtë periudhë e ka me shumë merak nënën, për faktin se nuk e di se si ajo do ta përballë nga ana psikologjike dukeqenëse po i bien edhe flokët.
“Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po I bien flokët dhe a do e përballojë dot. I kam thënë që do i dalin prapë. I kam porositur edhe një paruke. Është në fazë kimio dhe nuk bën të marrë vitamina. Unë prej mamit hyra këtu, se më tha ik futu se do të shikoj 24 orë. Se unë e kisha ndarë mendjen për jo. Të gjitha takimet, me orare, me data ja kam lënë të gjitha gati. Fat i madh që kam nusen dhe çunat e xhajës në Itali se po të kishte qenë vetëm me mua nuk do ja dilnim dot. Unë më tepër isha shoqëruese psikologjike. Ikin bashkë bëjnë kimiot dhe kthehen prapë bashkë”, tha Çiljeta.
Elsa Lila, teksa i ka shprehur mbështetjen e saj, e ka këshilluar që të kujdesen sa më shumë për psikologjinë e mamit, në këto momente dhe ta bëjnë sa më të lumtur.
“Deri tani me sa thua ti parametrat janë shumë mirë, në këto raste, ilaçi kryesor është psikologjia. Nëse ajo është e lumtur me vajzën dhe nipin e saj…”, tha Elsa Lila.
Një reality show i ri pritet të nisë së shpejti në ekranin e Vizion Plus. VIP-at do të mblidhen për të jetuar bashkë, por jo në një shtëpi luksoze, por në një fermë gjigante e vendosur në mes të natyrës.
Disa nga personazhet e famshëm që do shohim janë zbuluar, por rolet e tyre ende.
Xing mëson se Fermën VIP do e prezantojë Fjoralba Ponari.
Bes Kallaku gjithashtu do jetë pjesë e reality show-t.
Çiljeta, Noizy, Sinan Hoxha do jenë disa nga konkurrentët që do të bëjnë jetën e një fermeri.
VIP-at do kenë sfida dhe nominime gjatë spektaklit dhe jetesa e tyre në fermën më të famshme në Shqipëri do të transmetohet live 24 orë.