Të paktën dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga disa të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme në Atlanta, Georgia të SHBA-së, sipas mediave amerikane.
Një i dyshuar është shoqëruar në polici. Agjentët e FBI-së dhe Byrosë së Hetimit të Gjeorgjisë janë në vendngjarje.
Ndërkohë, që ende nuk dihen më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.
Serbia nënshkroi të enjten në mbrëmje me Francën marrëveshje për blerjen e avionëve ushtarakë francez Rafale, në nisje të vizitës dy ditëshe të Presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.
Marrëveshja me vlerë prej 3 miliardë eurosh sipas zyrtarëve francez është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron arriti të enjten në mbrëmje në Beograd, për të forcuar lidhjet me Serbinë dhe për ta afruar atë me Perëndimin, ndërsa vendi ballkanik rrugëton në vijën e ngushte midis përpjekjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe Kinën.
Gjatë vizitës së tij dyditëshe, Presidenti Macron pritet të diskutojë me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, një gamë çështjesh, përfshirë blerjen e avionëve francezë Rafale si dhe çështjet e energjisë dhe inteligjencës artificiale.
Në një shkrim autorial të publikuar të enjten në të përditshmen pro qeveritare të Serbisë Politika, Presidenti Macron shkroi se Beogradi mund të ruajë qëndrimin e tij të pavarur “vetëm nën kujdesin e BE-së”.
“Me shpërthimin e luftës në kontinentin tonë, të nisur nga Rusia, … ideja se Serbia mund të kërkojë rrugën e saj në lojën e përjetshme të drejtpeshimit midis fuqive… është thjesht një iluzion”, shkroi ai.
Bashkimi Evropian mbetet investuesi më i madh në Serbi dhe qindra mijëra serbë punojnë në kompanitë perëndimore.
Të mërkurën vonë, Presidenti serb Vuçiç tha se kishte ende çështje të pazgjidhura lidhur me synimin e Serbisë për të blerë avionët Rafale, një blerje prej rreth 3 miliardë eurosh.
“Nuk është çështja e çmimit, është çështje e garancive të caktuara… ne jemi duke punuar me këtë çështje për katër ditë me radhë”, tha ai në një intervistë me televizionin shtetëror serb.
Në shkrimin e tij autorial, Presidenti Macron trajtoi edhe çështjen e pakicës serbe në Kosovë, duke ritheksuar përkushtimin ndaj marrëveshjes së arritur ndërmjet palëve në shkurt dhe mars të vitit 2023 në Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve, në bazë të një plani të hartuar nga Franca dhe Gjermania.
Ai shkroi se propozimi franko-gjerman ruan “mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por duke mos hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e tyre natyrore me Serbinë, por edhe ekzistencën e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”.
Presidenti francez ritheksoi angazhimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është edhe pjesa më e vështirë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve./VOA
Dy persona në Shkodër, babë e bir, janë vënë nën hetim pasi kanosën me armë pneumatike një shtetas për motive konkurrence. Ka qenë një 58 vjeçar që ka bërë kallëzim se ishte kërcënuar nga dy shtetas në fushën e transportit me varka të turistëve në lumin e Shalës.
Nga kontrollet në banesën e këtyre shtetasve, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën pneumatike me të cilën dyshohet se u krye kanosja dhe 1 mjet prerës (thikë), që posedoheshin pa leje.
Ata akuzohen veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, për autorët e dyshuar të rastit, shtetasit K. N., 55 vjeç dhe R. N., 24 vjeç, babë e bir.