Ajo ka qenë një ndër ikonat e muzikës së lehtë e popullore shqiptare. Në fund të viteve të diktaturës dhe fillim të demokracisë, Parashqevi Simaku spikati me bukurinë dhe sharmin e saj. Zëri melodioz ishte një vlerë e shtuar për këngëtaren nga Kavaja.
Por jeta nuk qe e lehtë për eleganten e Festivaleve. Pas largimit nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara, pak u dëgjua në publik për Parashqevi Simakun. Sipas lajmeve të botuara së fundi në media, arsyeja kryesore që këngëtarja ka hequr dorë nga muzika, është një paralizë faciale që thuhet se e ka ndryshuar tërësisht në pamje.
Këto foto që po qarkullojnë në media, janë daljet e fundit të këngëtares përpara aparatit fotografik. Pas problemeve me shëndetin, Parashqevi Simaku nuk është parë më në publik.

Pingback: Publikohen fotot e fundit te Parashqevi Simakut me djalin e saj, përpara problemeve me shëndetin - Autental - Portal Informativ