Nga Altin Goxhaj
ÇMIMI I PËRGJAKUR NË TENTATIVË PËR VRASJEN E FËMIJËVE, ISHTE BURGOSJA DHE PERSEKUTIMI I SHKENCËTARIT EDVIN PRIFTI!
Dje Dvorani, sot Dumani..
Në fakt me të drejtë Dumani është Kampion i Korrupsionit të Elitave Globaliste për shkak të shërbimit që u bëri bashkë me Ramën në 2021, duke burgosur, persekutuar dhe shkelur mbi shkencëtarin shqiptar më të rankuar në botë, të nderuarin Edvin Prifti, sepse guxoi dhe i propozoi institucioneve ndërkombëtare një kurë kundër covidit në Maj 2020, dhe jo vetëm aq. Kura e tij pas 4 vitesh rezultoi e saktë!
Por Z. Prifti ishte edhe burimi bazë shkencor dhe legjitimues i gjithë rezistencës sonë kundër PLANdemisë (me tezat e tij se vaksinat ishin terapi gjenike e patestuar por të rrezikshme për shkak të komplikacioneve të panjohura) që kulmoi me rezistencën dhe protestat tona të organizuara nën logon e përbashkët të Aleanca Për Mbrojtjen e Jetës ku u bëmë përgjatë 10 protestave të së shtunave muri njerëzor i mosbindjes civile për të mbrojtur fëmijët duke mbrojtur fillimisht studentët.
Edvin Prifti u ndëshkua me urdhër të DASH & OBSH sapo erdhi Biden në pushtet dhe u zbatua nga qentë e sulmit Edi Rama dhe Altin Dumani!
Karriera e Dumanit të panjohur në Maj 2020 kur iu dha urdhëri të fuste në përgjim të paligjshëm shkencëtarin, pësoi ngritje të menjëhershme kur Yuri Kim (pas burgosjes së Edvin Prifti me një dosje të montuar nga ai), ndërhyri për ta bërë Kryetar të SPAK sepse ai dha prova me persekutimin e Shkencëtarit AntiPLANdemi dhe AntiVraksinë të Kill Gatesave me shokë e shoqe, për llogari të urdhërave të verbër që erdhën nga Yuri Kim ku Rama mori rolin e qenit të sulmit të Soros ndërsa Dumani të zinxhirit komandues të Kill Gatesave!
Për delet Dumani është hero ndërsa Edvini kriminel që kërkonte tu shpëtonte fëmijët.. Për ne mbetet Shkencëtari Intelektual Hero që u përball me Kuçedrën e Davosit, ndërsa ata që deshën ta heqin qafe janë vrasësit në tentativë të dështuar të fëmijëve por me shumë viktima që shtohen çdo ditë!
Gjithsesi, ky reagimi i shqiptarëve budallenj që nderojnë xhelatët dhe vrasin me gurë ata që përpiqen tu hapin sytë, është histori e vjetër sa vetë civilizimi, që nga koha e Sokratit në Shpellën e Platonit!!!
P.s. Ambasada Amerikane që ende nuk ka uruar në twitter Presidentin Donald J. Trump, ka bërë 3 postime radhazi për të vlerësuar Dumanin për shërbimin e tij në konsolidimin e Republikës Sorosiane të Ambasadorëve!