Modelja e fitness-it dhe fituesja e “Dancing With The Stars” Dorina Mema ka bërë me dije se në vitin që po vjen do t’i futet politikës.
Ajo njihet si një prej personazheve publik që mban një qëndrim të fortë pro familjes dhe kundër martesave të së njëjtës gjini apo tezës së “prindit 1 dhe 2”.
Në këtë ditë Krishtlindjesh, teksa përçoi mesazhin e saj për shqiptarët nga emisioni “Shije Shtëpie”, ajo tha se është fokusuar për të qenë zëri i tyre. Mema synon të hyjë si një grua konservatore në politikë për vitin 2025 pasi sipas saj, kjo është edhe kërkesa e njerëzve.
Katerina Trungu: Je fokusuar shumë këtë vit te shqiptarët në tërësi…
Dorina Mema: Patjetër. Po u plotësoj edhe një dëshirë, ata po më kërkojnë të pranishme si zë konservator në politikë dhe besoj se do ua jap këtë shans.