Djali i Parashqevi Simakut nuk ka dashur që të takohet me nënën e tij. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ish-bashkëshorti i këngëtares gjatë një interviste për “Top Story”.
Sipas tij, djali ra dakort që të fliste më të ditën e sotme, pas ndërmjetësimit të biznesmentit Elton Ilirjanit.
“Nuk di si ta shpjegoj. E kemi pyetur nëse donte ta takonte dhe ai ka thënë jo, deri dje. Sot e pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po. Unë i kam dhënë një deklaratë me shkrim Eltonin, dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur. Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur”, tha Nolfe.