Vrasja makabre në Greqi, ku Alba Cenko u vra nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko, ka tronditur opinionin shqiptar dhe atë grek. 39-vjeçari pasi e vrau me çekiç të shoqen dhe e mbyti, fshehu trupin e pajetë të 32-vjeçares për një javë në papafingon e banesës së tyre.
Ndërkohë detaje të reja dalin në dritë nga dëshmitë e familjarëve të viktimës, ku në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” vjehrra e motrës së Albës tha se nusja e saj dyshoi që në fillim. Ajo ka zbuluar se nusja e saj, motra e viktimës, kishte dyshuar në mesazhet e shkëmbyera me autorin, duke theksuar mënyrën e të folurit dhe mesazhet që herë merrnin përgjigje e herë jo.
Vjehrra e motrës së Alba Cenkos: Nga Facebook e mora vesh lajmin. Ata kishin një javë që e kërkonin. Ku i dinim ne se qysh ishin marrëdhëniet, nuk kisha dëgjuar për probleme. Gjoja se i kishte shkruar vetë çunit ajo vetë që gjoja, mami po iki…nusja e pa dhe tha nuk është shkrimi i motrës time ky. Diçka fshihet pas telefonit, se nuk shkruan kështu motra ime. Ajo e thoshte se nuk është shkrimi i motrës sime ky. Kastrioti herë e hapte, herë se hapte, jo ka ikur vetë me dëshirë, jo prostitutë. Ishalla të jetë gjallë, mos ta kenë vrarë, kështu tha.