Elton Ilirjani ka treguar për herë të parë në ‘Top Story’ takimin e parë me këngëtaren Parashqevi Simaku teksa ka treguar edhe detaje nga biseda që këngëtarja ka bërë me djalin e saj dhe ish-bashkëshortin.
Ndërkohë që Ilirjani ka treguar gjithashtu se Simaku ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në skenë.
Elton Ilirjani: Unë e respektoj shumë privatësinë. Ajo është ulur në një dhomë tjetër në bisedë me djalin dhe ish-bashkëshortin. Telefonatën e ka bërë nga telefoni im por unë nuk e kam dëgjuar bisedën.
Por më ka thënë pas bisedës që nuk do të largohej më, do bëhej një nënë e denjë dhe do të rikthehet sërish në skenë.
Pjesa tjetër është privatësi. Unë nuk po them që është në më të mirën e saj por sëmundja e saj është mungesa e djalit, vetëm kaq.