Parashqevi Simaku u shfaq ditet e kaluara ne te gjitha portalet dhe mediat shqiptar ne nje gjendje te mjerueshme ku tregonte se ishte e pastrehe dhe priste ne rradhe per ndihma.
Ajo dukej ne nje gjendje jo te mire dhe sic u perfol ka kaluar edhe disa faza jo te mira shendetesore me nje hemoragji cerebrale dhe depresion pas divorcit me ish-bashkeshortin e saj dhe marrjen e kujdestarise nga ana e tij te djalit e tyre.
Ne fakt e verteta nga burimet familjare eshte se Parashqevi Simaku perpara disa vitesh kaloi nje hemoragji cerebrale jo te lehte te ciles ja hodhi mrekullisht. Por ajo qe ndodhi me pas ishte me e renda, pasi shpenzimet spitalore, borxhi i madh prej mijera dollaresh ne spitalin ku ajo ishte shtruar, i mori gjithcka cfare kishte ndertuar ne Amerike saqe ajo u mbyt ne borxhe dhe kamata qe nuk i paguante dot dhe u gjend e vetme perpara kesaj sprove te veshtire te jetes se saj.
Ketu vlen te theksohet se Mjekesia Amerikane eshte me e shtrenjta ne bote dhe ndryshe nga te gjitha vendet e botes qe kane edhe mjekesi publike dhe private ne Amerike nuk ekziston kjo gje.
Ne Amerike mjekesia eshte private dhe me e shtrenjta ne bote. Cdo vit ne ate vend djallezor vdesin 20 mije njerez rrugeve per arsyen e vetme sepse nuk paguajne dot sherbimin spitalor super te shtrenjte.
Shume amerikane katandisen njesoj si Parashqevi Simaku per keto arsye famkeqe te nje kapitalizmi shume te eger sic eshte ai amerikan.
Eshte per te ardhur keq sesi shteti shqiptar nuk eshte kujdesur dhe nuk ka menduar kurre per nje artiste kaq te madhe si Parashqevi Simaku, qe i ka dhene shume muzikes dhe artit shqiptar me zerin e saj brilant. Kjo eshte edhe nje nga arsyet ndoshta pse Parashqevi Simaku nuk deshiron te flasi me shqiptaret dhe ne gjuhen shqipe pasi e ka kuptuar se cfare jane shqiptaret dhe shteti shqiptar.