Ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka reaguar mbi situatën e ndërlikuar të Parashqevi Simakut, duke shprehur shqetësimin e tij për ndikimin e publicitetit të tepërt në shëndetin e ikonës së muzikës shqiptare.
“Jam thellësisht i prekur nga situata dhe ndjej një përgjegjësi të veçantë për ta trajtuar me kujdes. Do të bëj gjithçka që është në dorën time, si në nivel institucional, ashtu edhe në nivel personal,” deklaroi Bushati për Euronews.
Ambasadori theksoi se është në kontakt të vazhdueshëm me biznesmenin Elton Ilirjanin, duke ndjekur situatën që nga fillimi. Megjithatë, ai ngriti shqetësimin se mediatizimi i tepërt ka ndikuar negativisht në gjendjen psikologjike të Parashqevisë.