Moderatorja Kiara Tito ka shkuar mbrëmjen e djeshme me urgjencë në spital për shkak se nuk është ndjerë mirë. Prezantuesja ka ndarë vetë lajmin me ndjekësit së bashku me partnerin e saj, Luiz Ejlli.
Kiara Tito, e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë, ka shfaqur shqetësime dhe për shkak të frikës për foshnjën e tyre, çifti kanë shkuar me urgjencë në spital.
Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij një video në Instagram, ku ka treguar se Kiara e foshnja janë shumë mirë dhe ishte vetëm një gjendje viroze.
“Këmbë njeriu s’ka, jemi vetëm unë dhe Kiarita. Na bëri merak Kiarita por ishte vetëm një virozë”, tha këngëtari.
“Po jam mirë dhe bebushja nuk erdhi. Alarm i rremë”, u shpreh Kiara teksa ishe e shtrirë në shtratin e spitalit.
“Alarm i rremë për ty se unë u mbulova nga ndjersët”, tha Luizi duke treguar se u panikos nga gjendja e partneres së tij.