Raportohet se të paktën 4 persona kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë janë plagosur. Ndërkohë policia ka qëlluar mbi autorin e dyshuar, ndërsa dyshohet se ka edhe një autor të dytë.
Një dëshmitar okular tha se qytetarët ishin në panik dhe po vraponin, kur mbërriti në Bondi Junction.
Ai sapo kishte mbërritur me vajzën e tij dhe po zbriste një shkallë elektrike kur shpërtheu kaosi. “Një zonjë kishte rënë në shkallë lëvizëse”, rrëfeu dëshmitari.
Një grua, e quajtur Aviva, tha Radios 2GB se pa trupa të vdekur në tokë. “Unë pashë dyviktima”, tha ajo. “Është e tmerrshme, është thjesht e tmerrshme, jam në shok.”
Hannah Bodrozic dhe Guy Johnston po bënin pazar në Country Road kur panë një grup prej rreth 20 të rinjsh që po vraponin.
Ata nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte derisa dikush bërtiti: “Është një njeri që godet me thikë njerëzit!”
Prej aty shpërtheu kaosi. “Ne nuk dinim vërtet se ku të shkonim. Ne u përpoqëm të ktheheshim në ndërtesën tjetër, por kishte njerëz që vraponin në atë drejtim,” tha Bodrozic.
“Pastaj ne dëgjuam tre të shtëna dhe të gjithë filluan të bërtasin,” tha Hannah Bodrozic. “Rreth 100 njerëz u larguan nga dalja”.