Atletja olimpike Rebecca Cheptegei ka ndërruar jetë disa ditë pasi u hodh me benzinë dhe iu dogj zjarri nga ish i dashuri.
Maratonistja 33-vjeçare nga Uganda, e cila garoi në Paris, kishte pësuar djegie të mëdha pas sulmit të së dielës, tha mjeku që e trajtonte. Autoritetet në Kenia, ku Cheptegei jetonte dhe stërvitej, deklaruan se ajo u sulmua nga ish i dashuri pasi u kthye në shtëpi nga kisha.