Reperi i njohur nga Kosova, Getinjo ka reaguar pas një njoftimi në Instagram se dikush po përpiqej që t’i vidhte identitetin e tij në këtë rrjet.
Përmes një instastory në Instagram, Getinjo shkruan se një llogari tjetër me emër të ngjashëm është duke u përdorur për të mashtruar njerëzit.
Getinjo ka ndarë edhe mesazhin, të shpërndarë nga kjo llogari e rreme, ku thuhej:
“Ju njoftoj se para pak sekondash, llogaria ime e vërtetë Getinjo në Instagram u bllokua për disa arsye që hala nuk duhen, por deri sa ta identifikojmë do jemi aktiv të kjo llogari. Me respekt, Getuar Aliu”.
Ky mesazh ishte një përpjekje për të mashtruar ndjekësit e reperit, duke i bërë të besojnë se llogaria e rreme ishte e vërtetë.
Në mbishkrimin e postimit të tij, Getinjo e ka sqaruar situatën duke thënë: “Getoar e kam, jo Getuar. Ti që e ke hapur këtë llogari”, duke i treguar ndjekësve se llogaria e përmendur nuk ka asnjë lidhje me të dhe është një përpjekje e qartë për mashtrim.