Përplasjet brenda në shtëpinë e Big Brother Vip kanë vijuar mes Eglës dhe Julit. Aktorja e mërzitur i ka kërkuar banorit që të mos e sulmojë më. Mes lotësh ajo i përmendi edhe vajzën Julit, duke i thënë se nëse do ia bënin vajzës së tij këtë që ai po i bën asaj si do të vepronte.
Përmendja e vajzës nga ana e Eglës acaroi Julin i cili i kërkoi që të ndalojë.
Egla: Mendo këtë që po më bën mua tek vajza jote,
Juli: Çfarë të bëra unë ty? Më thuaj çfarë të bëra
Egla: Mos më ndiq, mendo sikur t’ja bënin vajzës tënde.
Juli: Mos i përmend më fëmijët e mi.
Egla: Ndalo së përmenduri atë që po bën prej ditësh
Juli: O mllefxhie, o njeri i keq.
Egla-Heidit: U lodha duke bërë sikur nuk më bëhet vonë, por më bëhet vonë në të vërtetë.
Juli: Mos guxo më se o ti o unë këtu.