Mëngjesin e djeshëm vendi është tronditur nga një ngjarje horror, kur dy të moshuar që jetonin të vetëm janë gjendur të masakruar në banesën e tyre në Dropull.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes sapo ka marrë informacionin nga komshiu që i ka gjetur dhe ka konstatuar se shtetasit Kosta dhe Kleoniqi Ilia ishin të pajetë dhe me shenja të dukshme dhune.
Gazetarja Jonida Qirko, ka bërë me dije se Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar 10 persona për ti pyetur në dijeni me ngjarjen e djeshme kriminale ku janë gjetur te pajete çifti i të moshuarve në fshatin Bodrishtë.
“Deri tani ka pasur 10 të shoqëruar për tu pyetur në lidhje me mundësinë e njohjes së rrethanave të ngjarjes.
Edhe komshia e shoqëruar që i ka gjetur e para, i ka thënë të njëjta gjëra.
Deri më tani ka dy pista kryesore të hetimit. Ajo e mundësisë grabitjes ka rënë por po hetohet për një vrasje nga një person që mund të ketë pasur lidhje me këta të fundit, ose pista e përleshjes në familje.
Ka patur shumë angazhim të larët nga ana e policisë dje, dhe ajo ka shkuar disa herë në vendngjarje.
Ndërkohë nuk duhet se me çfarë janë goditur të moshuarit, dhe janë marrë prova për hetime, ata nuk kanë pasur fëmijë kanë jetuar të vetëm.”, raporton gazetarja Qirko.