Aktori Bes Kallaku i cili është cilësuar si Kryeplaku i “Ferma VIP” ka qenë më i emocionuar se kurrë këtë të hënë në Primen e katërt. Ndërkohë që të gjithë fermerët dhanë një mesazh për fëmijët e tyre, edhe më përlotës ishte ai i Besit për djalin dhe vajzën e tij.
Besi tha se pasuria më e madhe e tij janë dy fëmijët e tij Ajka dhe Amen.
“Dua t’i them edhe Ajkës edhe Amenit, babi ju ka shpirt, babi ju do fort. Pasuria më e madhe që ne lënmë pas emrit tonë janë vetëm fëmijët”, u shpreh Besi.
Kujtojmë që Bes Kallaku dhe marrëdhënia me Xhensila Myrtezain ka qenë më e komentuara e muajve të fundit në kronikën rozë.