Këngëtarja Vesa Smolica, e cila u largua pas rrugëtimit të saj pas 70 ditësh qëndrim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka reaguar për herë të parë pas daljes së saj.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar të Instagramit, Vesa është shprehur shumë e lumtur që ka qenë pjesë e një eksperiencë të tillë, ku krijoi kujtime të bukura dhe miqësi të reja.
Ndërkohë që ka paralajmëruar projekte të reja, këngëtarja e njohur ka treguar se pas kësaj eksperience, ajo meriton pak pushim nga kamerat, ku ka qenë e vëzhguar 24/24.
“Jam shumë e lumtur që isha pjesë e një aventure si Big Brother Vip Albania, aty ku krijova shumë kujtime të bukura, emocione të reja dhe njoha shumë njerëz e miq të mirë. Faleminderit produksionit dhe gjithë stafit. Mbi të gjitha, dua të falendëroj të gjithë ju që u bashkuat e më mbështetët në rrugëtimin tim për 70 ditë radhazi. Shumë gjëra të bukura do vijnë me kohën. p.s. E meritoj pak pushim pa kamera. E juaja, Vesa ”,
Kujtojmë që ishte Heidi ajo që e dërgoi në nominim Vesën, përball Ledjonës, Rozës dhe Franceskës. Kjo përzgjedhje e Heidit ka shkaktuar një debat të ashpër mes saj dhe Romeos, ku ky i fundit mendon se në të gjithë këtë histori, ishte ai targeti, për ta dobësuar sa më shumë në lojë.