Të ftuar në një emision televiziv kanë qenë Bruno Shemsho dhe në një lidhje telefonike Ilir Beqiri për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Sipas ish-banorit të Big Brother, një nga momentet më të veçanta të spektaklit të së shtunës ka qenë rrëfimi i Meriton Mjekiqit për djalin e tij por shtoi gjithashtu se:
E para duhet të vlerësojmë atë pjesën e fuqisë së Meritonit për ta thënë atë gjë që e mundonte edhe shpresojmë që të jetë më e mira për të si baba. Edhe unë e kam qortuar Meritonin gjatë gjithë kësaj kohe sa i përket pjesës së të qenit ose jo pranë birit të tij. Gjithësesi dua të shtoj edhe diçka që mund të më kthehet edhe si boomerang.
Unë jam baba vetë kështu që një person nëse është prind, ose me atë ndjenjë që kam unë për fëmijën tim mendoj se mund ta kthejë botën përmbys, ta rrotulloj globin nga ana e kundërt dhe të gjej mënyrën për të qenë me fëmijën tim. Nuk dua t’i shkel në kallo Meritonit për atë gjë. Thjesht shpresoj që ata në njëfarë pike t’i rregullojnë gjërat.
Në lidhje me këtë situatë Bruno shtoi se:
Që 22 vjeç është bërë prind, kështu që mund ta krahasojmë me një njeri si të thuash të pjekur emocionalisht dhe për të përballuar këto lloj sfidash. Ndoshta fakti që është personazh publik, papjekuria e momentit e ka bërë që ta bëjë këtë gabim. Por mendoj që nëse ka kërkuar 4-5 herë falje në atë show që shihet nga gjithë Shqipëria edhe mbarë normalisht kush jam unë që të them është gënjeshtër.