Meritoni dhe Romeo vazhdojnë të jenë dy nga personazhet më protagonistë në çdo Prime për shkak të përplasjeve dhe krisjes së miqësisë së tyre.
Mirëpo gjatë spektaklit të sotëm debati mes tyre ka shkuar në tjetër nivel.
Pasi u lançua publiciteti, Romeo e ka akuzuar Meritonin se ngacmon gratë e shokëve duke iu referuar këtu Heidit. Mirëpo e papritur ishte përgjigjia e Meritonit, i cili i tha Romeos se namin për të ngacmuar gratë e shokëve e ka vetë ai, pasi jashtë i kanë nxjerrë edhe video duke folur për këtë situatë.
Këtu, Meritoni i referohej mikut të Romeos, Elgitit dhe partneres së tij, Kleas. Romeo e kuptoi situatën duke ia përmendur vetë ai emrat e duke kërkuar që kjo situatë të diskutohet me patjetër në prime.