Rreperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi ka bërë një reagim në lidhje me veprimet e modeles Sara Gjordeni brenda shtëpisë së Big Brother VIP, para përjashtimit të saj mbrëmjen e së martës.
Rreperi u shpreh ashpër pasi tha që modelja ka lënë jashtë një lidhje dhe se me besim e kishte lejuar të hynte brenda, ndërkohë që ka krijuar një raport të ri me Bardhin.
Sara Gjordeni, e ftuar në një program televiziv ka reaguar për këtë deklaratë, të cilën e quan të turpshme, pasi tregon se e ka mbështetur në rrugëtimin e tij në Big Brother dhe për hir të miqësisë së përbashkët nuk duhet të kishte reaguar.
“Arkimedi, jo stresi, sepse ne njihemi nga njerëz të përbashkët, që ai ka shumë respekt. Nuk e kam kuptuar guximin e Arkimedit për këtë fjalë. Së dyti më ka një borxh sepse nuk më ka njohur në marrëdhënie me Jurgenin, unë e kam mbështetur në Big edhe e kam votuar. Votat për të janë në telin tim. Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë. Do kem një bisedë për të sepse është e pavend. Ai e di shumë mirë që ka impakt dhe ka gjetur guximin që të më akuzojë që kam dashur të marr famë. Ai e di shumë mirë për projektet që më ka ofruar dhe i kam refuzuar, Arkimedi për hir të miqësisë sime ndaj tij dhe ndaj njerëzve të tij të përbashkët, nuk duhet të më kishte goditur”, u shpreh Sara.
Ish-konkurrentja u eliminua nga BBV, pasi shtyu Françeskën në banjo, pas një debati që përfundoi me ofendime të rënda.