Në emisionin Me zemër të hapur, në lidhje telefonike live ishin babai dhe daja i së ndjerës Sibela Abedinit, e cila dyshohet se i dha fund jetës, pasi një foto e saj intime qarkullonte në rrjetet sociale.
Babai i Sibelës tha se ai nuk e njeh as dhëndrin e vajzës së tij. Ai tha se Sibelën me dhëndrin nga Kosova e ka njohur e ëma, teksa hodhi akuza të rënda ndaj nënës së të ndjerës, duke u shprehur se ajo është shkaktarja e tragjedisë. Ndërsa, daja i Sibelës deklaroi se babai i viktimës duhet që të divorcohet me motrën e tij edhe me letra e të shikojë jetën e tij.
Debati mes babait dhe dajës së Sibela Abedinit:
Babai i Sibelës: Pse vajza shkonte në Kosovë?
Daja i Sibelës: Ti je divorcuar, kush je ti që jep urdhra ndaj motrës sime?
Babai i Sibelës: Fajin e ka nëna.
Daja i Sibelës: Faji nis tek ty.
Babai i Sibelës: Vajza Sibela ka qenë me mua, pastaj e ka marrë nëna dhe ajo e ka njohur me atë personin në Kosovë, ku është martuar. Zotërinë e kam kërkuar në telefon dhe nuk më ka dalë në telefon. E ëma e futi në dhe. E ka pasur detyrën shumë bukur ajo, e futi në dhe. Nuk e njoh as dhëndrin e vajzës.
Daja i Sibelës: Unë i uroj të mirat zotërisë, por ai duhet t’i japë divorcin motrës sime. Duhet t’ju japësh suport fëmijëve të tu. Nuk e di nëse i ke marrë në telefon, por unë jam baba vetë dhe jepu ngrohtësi fëmijëve të tu. Lëre të shkuarën pas dhe shiko të ardhmen.
Sibela Abedini dyshohet se i dha fund jetës, pasi një foto e saj intime qarkullonte në rrjetet sociale. Për rastin, u arrestua personazhi i Tik Tokut, Altin Coku.