Pas shembjes së një pjese të aksit rrugor Ersekë – Korçë dy ditë më parë, kanë ardhur dhe reagimet e para. Avokati korçar Esmerald Xhafa, ka ngritur dje një kallëzim penal në SPAK për ARRSH, Bashkinë e Kolonjës dhe Kompaninë që po kryen investimin për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”. Mësohet se përveç projektit, Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmik ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti. Aksi rrugor Korçë – Ersekë loti i dytë pjesa e parë, ka nisur të ndërtohet në vitin 2020, ndërsa në vitin 2022 u kërkua një financim shtesë prej afro 2.1 miliard lekësh. Ndërkohë mëngjesin e djeshëm, një pjesë e këtij akti është shkatërruar plotësisht duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.