Big Brother nuk po zhvillohet vetëm brenda mureve të shtëpisë, por edhe jashtë mes familjarëve të banorëve.
Ka qenë Donaldi ai i cili ka reaguar në mbrojtje të Romeos gjatë ‘Prime’ për lojën me pyetje sekrete.
“Apapa nuk na del komunizmi nga gjaku! Letrat anonime vazhdojnë të nxjerrin ‘trima’ edhe sot”, shkroi Donaldi referuar Julit i cili debatoi me Romeon, pasi nuk donte të zbuloheshin pyetjet anonime.
‘Lufta’ nuk bëhet vetëm në Big, por edhe jashtë
Kësaj ironie të Donaldit, i është përgjigjur menjëherë vëllai i Julit, Mario Deda, i cili shkruan në një Instastory: “Foli dhe parketi!” duke treguar qartë që postimin e kishte për Donaldin.