Ledion Liço u shpreh mbrëmjen e djeshme gjatë prime-t se femrat e këtij “Big Brother-i” janë më të fortat e çdo sezoni më parë.
Për këtë deklaratë të Ledionit, ka ardhur një reagim nga ish-banorja e BBV2, Olta Goxhari.
Aktorja ka rishpërndarë në InstaStory një foto të sajën ku shkruhet,
“Unë pasi Ledioni tha që ky BB ka femrat më të forta dhe më të bukura që ka patur ndonjëherë bigu”, dhe ku shihet duke qëndruar në një pozicion “gjykues”.
Postimin ajo e ka shoqëruar me shkrimin: “Ledion, ne nuk jetojmë në ashenser, të dëgjojmë”.