Një tjetër personazh publik ka rënë dje në grackën e Salsanos, Adit dhe Visjanit gjatë emisionit “Ndryshe”.
Kësaj radhe, ata ishin kujdesur për mos ta bërë vetë telefonatën e kurthit pasi ishte Anxhela Baxhija, ajo që telefonoi aktoren e njohur, Cubi Metkaj. Edhe Cubi, jo më “ndryshe“ nga të tjerët, ra në kurthin e emisionit.
Është përfolur shumë nëpër media dhe portale që aktorja mund të ishte pjesë e këtij edicioni në “Big Brother VIP”. Pikërisht, Anxhela e nisi telefonatën me Cubin duke i bërë një ftesë për të qenë pjesë e reality show-t me një mision sekret.
Në lidhje me këtë Cubi u shpreh:
Është shumë e lodhshme, e kam rimenduar por më duket e lodhshme.
Por Anxhela nuk u ndal me kaq dhe këmbënguli më tej duke thënë se do të jetë vetëm për dy javë me misionin sekret për të ndarë Ilnisën me Meritonin!
Më lër pak kohë të mendohem. Misioni më pëlqen. Do ta bëj çorap Ilnisën me Meritonin. (qesh)
Në fund të intervistës të gjithë ranë dakord se kjo do të ishte një ide mjaft e bukur për tu përdorur në “Big Brother”. Mbetet për tu parë nëse Vëlla i Madh do ta marrë në konsideratë këtë ide. Fundja fundit, ky edicion i Big Brother Vip ka qenë i mbushur plot me surpriza deri më tani dhe gjithçka mund të ndodhë.