Dinamikat në shtëpinë e spektaklit televziv “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën.
Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.
E teksa mes Ilnisës dhe Meritonit ka patur një afrimitet gjatë këtyre javëve, duket se Ilnisa ka xhelozuar për raportin e tij të afërt edhe me Riken. Por Rikja nuk kursehet aspak me Meritonin dhe me siguri me batutat dhe ngacmimet e saj mund të themi se ‘po i hedh benzinë zjarrit’…
Një pjesë nga biseda:
Rikja: Do të më ftosh në dasmë? Aman mos më helmoni. Të paktën mos më helmoni.
Meritoni: O shpirti im. Vetë dasma je ti.
Rikja: Do të vi me të zeza.
Meritoni: Ti je vetë dasma, në atë moment që do të martohem unë. Ke për të ardhur aty.